Çifti më i ri i showbizit?! Capital T dhe prezantuesja e njohur shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit, urime pa fund nga fansat

Capital T ka habitur të gjithë me postimin e tij të fundit të bërë në rrjetet sociale.

Reperi i njohur shfaqet krah prezantueses së njohur, Nevina Shtylla, ku shihet të lumtur pranë njëri-tjetrit.

‘’Buzqeshje’’, ka shkruar Kapo sipër fotos ndërsa ndjekësit vërshuan me komente të shumta duke i uruar lumturi pranë njëri-tjetrit.

Nuk dihet nëse me këtë fotografi dyshja konfirmuan se janë çifti më i ri i showbizit shqiptar apo prapa fotografisë fshihet ndonjë projekt i përbashkët i tyre, pasi edhe Nevina shpërndau të njëjtën fotografi me të njëjtin mbishkrim.

Se çfarë fshihet pas takimit dhe publikimit të papritur të tyre mbetet të shihet!