Ngjarja tragjike e ndodhur në orët e para të mëngjesit në ditën e sotme në Bullgari ku humbën jetën 45 persona ka prekur shqiptarët kudo.
Në mesin e pasagjerëve që po ktheheshin nga Turqia dhe humbën jetën sot tragjikisht kishte edhe fëmijë.
2 binjakë bashkë me prindërit e tyre u shuan ditën e sotme dhe kjo ka prekur direkt këngëtaren e njohur Ganimete Abazi.
Përmes rrjeteve sociale Ganja zbuluar se kryefamiljari, Avni Ahmeti, ishte djali i tezës së saj.
Këngëtarja ka prekur me dedikimin për familjarët e saj të humbur në këtë tragjedi që ka tronditur të gjithë.

