Lajme të mira për të apasionuarit ndaj yjeve turq!
Berguzar Korel, aktorja e njohur do të bëhet nënë për herë të tretë shumë shpejt nga martesa me Halit Ergenç. Çifti do të bëhet me vajzë pas dy djemve dhe tashmë kanë gjetur edhe emrin e vogëlushes.
Dyshja e kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale dhe emrin që do i vendosin vajzës është Leila.
“Kafeja e mëngjesit me Leilan”, shkruan Korel krah fotos me partnerin, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur gjatë pushimeve të tyre.

