Në muajin mars Chrissy Teigen njoftoi të gjithë fansat e saj se do të largohej nga rrjeti social “Twitter”, ku ka qenë mjaft aktive.
Ajo tha se do ta mbyllte llogarinë e saj për shkak të negativiteti që ka marrë.Mirëpo, mungesa e saj nuk zgjati as një muaj dhe Chrissy u rikthye sërish!
Bashkëshorti i supermodeles John Legend e ka një shpjegim për “lëkundjet” e saj.
Këngëtari foli sinqerisht mbi atë që ai dhe gruaja e tij përballen çdo ditë duke qenë se janë figura publike. “Shumë nga karriera e Chrissy është ndërtuar nga ndërveprimi i saj me njerëzit dhe njohja e audiencës së saj. Por ajo e kuptoi se i kishte marrë shumë malli fansat e saj dhe u rikthye”, shtoi John duke qeshur. /Afterparty.al
