Çfarë rastësie! Vajza e Putin në një marrëdhënie me Zelensky

Katerina Tikhonova, vajza  e presidentit Vladimir Putin është në një lidhje me Zelensky, një balerin i cili për çudi mban të njëjtin emër me presidentin e Ukrainës.

Sanksionet të cilat kanë përfshirë familjen e Putin-it, kanë penguar kështu Katerinën të fluturojë nga Moska në Mynih për të jetuar me partnerin e saj.

Çifti thuhet se së bashku kanë edhe një vajzë 2 vjeçe. Kjo histori mësohet të ketë dalë në dritë nga  gazeta e pavarur ruse e lajmeve “IStories” dhe gjermanes “Der Spiegel”.

Më herët Katerina Tikhonova ka qenë e martuar me miliarderin rus, Kirill Shamalov me të cilin u nda rreth vitit 2017.