Jessica Alba,aktore dhe sipërmarrëse, u bë disa kohë që ka hapur kanalin e saj në Youtube,dhe deri më tani ajo ka 187 mijë subscribers.
Ajo ka një rubrike të quajtur ‘Getting Honest’ për kujdesin ndaj lëkurës, pothuajse me të njëjtin emër me emrin e kompanisë e saj ‘Honest Company’.
Ajo fton personazhe publike, mikesha apo dhe familjarë ku bisedojnë për rutinat e tyre të kujdesit ndaj lëkurës. Çfare nuk do të gjeni nga tutoriale për smokey eyes e deri tek kujdesi i lëkurës para gjumit.
Para pak orësh Jessica ka bërë të ditur se do vijë me një rubrikë të re ‘Getting Honest’ Parenting edition. Pra një rubrikë ku do të bisedojnë rreth përvojave të tyre ne lidhje me prindërimin.
Sa mirë e ka menduar Alba, sepse ‘Prindërimi’ është një temë e përhershme dhe e nxehtë le të themi. Ajo do diskutoje me të ftuarit për eksperiencat e tyre si prind. Dhe Alba vetë është nënë e dy vajzave dhe e një djali i cili është më i vogli familjes.
Këto biseda ‘të sinqerta’ si dhe vetë emri që i ka vendosur aktorja, janë shumë të vlefshme për prindërit e rinj sepse mund ti ndihmojë më tepër për praktikat e prindërimit, në organizimin e prindërimit etj.


