Çfarë po vjen?! Luana Vjollca na surprizon me prapaskenat e projektit të ri

Me përfundimin e sezonit të 4-t të “Shiko kush LUAN” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës, të gjithëve na ka marrë malli t’a shohim prezantuesen bukuroshe në ekran.

Ndërkohë që fansat janë në pritje për “shpërthimin” e radhës të rekordeve të moderatores, ajo na ka surprizuar me prapaskenat e projektit të ri.

Luana ka publikuar sot në InstaStory disa momente nga xhirime që po zhvillon në një qytet bregdetar të Shqipërisë, nga rruga me makinë e deri në hotelin ku po realizohen filmimet.

Këngëtarja bionde nuk ka zbuluar shumë detaje, kështu që nuk jemi të sigurt nëse bëhet fjalë për një videoklip të ri apo për një projekt tjetër jashtë parashikimeve. Xhirimet e Luanës kanë zgjatur deri në mbrëmje, ashtu siç ka treguar edhe vetë ajo.

“Done shooting me hënën e plotë,” shkruan autorja e “Take Me Out Albania” në InstaStory teksa tregon hënën nga makina.

Kujtojmë se kënga e fundit me videoklip e Luana Vjollcës është “Locos”, në gusht të 2020, një bashkëpunim ky me yllin ndërkombëtar Jay Santos.