Kanalet e famshme në qytetin e Venecias, janë tharë për shkak të mungesës së shiut dhe borës gjatë dimrit.
Venecia, e njohur për kanalet e famshme, po përjeton një zbaticë jashtëzakonisht të ulët, gjë që po vështirëson transportin.
Qyteti është zakonisht më i rrezikuar nga përmbytjet.
Por kjo thatësirë ka ngjallur frikën se ambulancat dhe taksitë e ujit nuk do të mund të lëvizin dot.
Janë prekur edhe udhëtimet tradicionale me gondola. “Fenomeni nuk është aq i pazakontë,” tha profesori i asociuar i oqeanografisë dhe fizikës atmosferike në Universitetin Ca’ Foscari të Venecias.