Ashtu siç edhe ka lajmëruar, këtë muaj Ardian Bujupi pritet të publikojë projektin të cilin e cilëson si më të rëndësishmin e karrierës, albumin me 10 këngë, “10” (pasi në 2021 bën plot 10 vite në industrinë e muzikës).
Ndërkohë që fansat e këngëtarit janë në pritje të projekteve të tij, 30 vjeçari ka postuar një foto krah modeles së njohur shqiptare Alesia Noka.
Në momentin e parë, ndjekësit kanë pyetur veten se çfarë e ka bërë dyshen bashkë. Ju sigurojmë që klipi i radhës i Ardianit dhe asgjë tjetër, ashtu siç edhe ai ka sqaruar në Instagram.
Ylli i “Andiamo” dhe bukuroshja brune kanë bashkëpunuar për këngën në të re të tij që pritet të publikohet më datë 28 maj, ku Alesia është protagoniste. Për më tepër këtë videoklip ai e ka xhiruar në Shkodër.
Kujtojmë se pritet që Ardiani të sjellë gjithashtu edhe një bashkëpunim me Finem. Dyshja e ka paralajmëruar prej kohësh projektin e përbashkët, teksa gjatë ditëve kur Ardiani ndodhej në Shqipëri, u shfaqën në shoqërinë e njëri-tjetrit. /Afterparty.al

