Çfarë nuk thanë pas takimit të tyre, tani partnerja e Albit ka dy fjalë për të! (FOTO)

Doris, partnerja e balerinit Albi Nako, mbrëmjen e djeshme hyri në shtëpinë e BBVIP3 për të surprizuar partnerin.
Në takim ajo u shpreh se Albi nuk e ka gjetur veten në lojë dhe sipas saj nuk ka dhënë maksimumin. Nga ana tjetër balerini gjatë mbrëmjes bëri një betim për Dorisin dhe gjithë publikun, ku u shpreh se do të ndryshonte dhe do të bëhej më aktiv në lojë.
Hyrja e Doris u komentua shumë në rrjet, ku nuk munguan edhe komentet negative. Ndërkohë që partnerja e balerinit, mbrëmjen e sotme ka reaguar sërish nëpërmjet një statusi në ‘Instagram’ Doris shkruan: ‘Sido që të shkojë ti i meriton të gjitha…’