Çfarë ndodhi? Travis Barker shtrohet me urgjencë në spital, dalin pamjet!

Travis Barker është shtruar me urgjencë në spital.

Los Angeles Times dhe TMZ raportuan se bateristi i “Blink 182” u shtrua në spital në Qendrën Mjekësore Ceders-Sinai dhe bashkëshortja e tij, Kourtney Kardashian, ishte pranë tij.

Travis ka pasur probleme shëndetësore në të kaluarën, duke përfshirë shtrimin në spital për mpiksjen e gjakut.

Në vitin 2008, ai i mbijetoi një aksidenti me avion. Barker pësoi djegie të shkallës së tretë në 65 për qind të trupit të tij.

Ai u shtrua në spital për tre muaj dhe bëri 26 operacione.

Aktualisht është e paqartë se si është gjendja e Travis, apo çfarë urgjence mjekësore e solli atë në spital.

Kjo vjen një muaj pasi muzikanti dhe ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u martuan në një ceremoni luksoze në Portofino, Itali.