Dashuria me shikim të parë ekziston, dhe këtë na e kanë vërtetuar Genta Ismajli me të fejuarin e saj turk Hussein Usta, me historinë e tyre në restorant vitin e kaluar.
Ndërkohë që çifti i famshëm ka plane për dasmë së shpejti pas propozimit romantik në Urën e Bosforit nga biznesmeni i huaj, gjërat mes dyshes duket se po shkojnë për mrekulli.
Dhe mund të themi se Usta është aq i dashuruar me Gentën sa që nuk i duhet një rast i veçantë për t’i hapur zemrën përmes një dedikimi publik në Instagram.
“Ti je dielli im, yjet e mi, qielli im… Ti je personi i vetëm që dua vërtetë. Nuk kam nevojë për askënd përveç teje! Kam nevojë vetëm për sytë e tu dhe buzëqeshjen tënde e dashur!”, shkruan ai teksa ka ndarë një foto të 36 vjeçares në story. /Afterparty.al

