Çfarë ndodhi?! Bebe Rexha publikon videon duke qarë, ja ARSYEJA!

Bebe Rexha na ka trembur sot të gjithë me një video ku shfaqej duke qarë. Por, bëhej fjalë për lot gëzimi.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të bukur. Pas 3 vitesh punë, Bebe më në fund do lançojë albumin e saj të tretë. Albumi publikohet në datë 7 maj dhe mban titullin “Better Mistakes”, teksa artistja po ashtu ka publikuar kopertinën e albumit, ku shfaqet e veshur me një “body” bardhë e zi.

“Po qaj me të vërtetë. Kanë kaluar 3 vite me koronavirusin dhe gjithçka. Është thjesht wow! Më në fund. Po e bëj me të vërtetë këtë gjë. Jam shumë gati,” thotë 31 vjeçarja në videon e publikuar në Instastory.

Albumi i parë i Bebe Rexhës u publikua në vitin 2015 me titull “I don’t wanna grow up”. Ai u pasua nga “All your fault” që u publikua në 2017-n në dy pjesë. Ndërsa albumi i fundit u publikua në 2018-n me titull “Expectations”

.