Teksa Jennifer Lopez dhe Ben Affleck e kanë fokusuar gjithë vëmendjen e tyre te procesi i divorcit, aktori i “Gone girl” duket se po drejtohet nga ish-i i tij për më shumë mbështetje. Ben thuhet se ka gjetur mbështetjen e pakushtëzuar te Jennifer Garner që prej momentit kur vështirësitë dhe problemet në martesën e aktorit dhe Lopez u bënë serioze.
Madje, ajo është treguar një “aleate” për Ben dhe këngëtaren Lopez duke i shtyrë ata drejt përmirësimit të situatave dhe përpjekjeve që gjërat të funksiononin. Tani që çifti ka vendosur zyrtarisht të ndahet, Garner sipas një burimi për “US Weekly”, thuhet se është shumë e mërzitur, por gjithsesi mbështet vendimin e të dyve.
“Jen shpresonte se gjërat do të funksiononin mes tyre, por sigurisht, ajo do që ata thjesht të jenë të lumtur,” tha i njëjti burim për “Us Weekly”.
Ylli i filmit “Elektra” po vazhdon t’i japë përparësi raportit bashkëprindëror me Affleck dhe mirëkuptimi i ndërsjellë për më të mirën e tre fëmijëve të tyre, mirëqenia e të cilëve është diçka parësore për të dy.
“Ajo po përpiqet që të qëndrojë larg marrëdhënies se Ben dhe Lopez, pavarësisht vendimit për t’u ndarë, pasi Jennifer e ndjen se kjo thjesht nuk është një punë që i takon asaj,” shton burimi.
Affleck dhe Lopez e kaluan pjesën më të madhe të verës të ndarë, ndërsa këngëtarja e hitit “On the Floor” është parë shpesh në shoqërinë e miqve dhe familjes së saj Hamptons. Nga ana tjetër, aktori i “Justice League” është fokusuar në punën në Los Angeles, teksa një prej prioriteteve të tij mbetet kalimi i kohës me tre fëmijët.
Tani që Lopez dhe Affleck kanë vendosur zyrtarisht të ndahen pas dy vitesh martesë, aktori i “Batman v Superman: Dawn of Justice” po vazhdon të mbështetet te fëmijët dhe ish-i i tij. Vetëm disa ditë pasi u publikua lajmi se J.Lo kishte paraqitur kërkesë për divorc nga Affleck në përvjetorin e tyre të dytë të martesës, aktori u pa i buzëqeshur duke shijuar akullore me fëmijët e tij në Los Angeles, sipas fotove të publikuara nga “Daily Mail”.