Pak orë më parë, nëpërmjet një statusi, Xhesika e “Love Island” deklaroi ndarjen nga Denisi.
Menjëherë pas postimit të saj, nuk ka munguar as reagimi i Denisit, i cili ka dhënë versionin e tij të historisë, nëpërmjet 3 statuseve në rrjete sociale. Sipas tij kanë rreth 20 ditë të ndarë dhe marrëdhënien e tyre e kanë prishur palët e treta që kanë ndërhyrë.
“Nese ti nuk je ne nje faqe me mua, nese ti nuk je ne nje linje me mua,nese gjerat te cilat te lumturojne ty mua nuk me lumturojne dhe gjerat qe me lumturojne mua ty nuk te lumturojne ateher cfare kuptimi ka te jemi bashke?”-ka shkruar ndër të tjera ai.