Çfarë i bëri bashkë? Kejvina Kthella shfaqet krah yllit botëror!

Kejvina Kthella është një nga vajzat më seksi të showbizit shqiptar, që mori famë pas pjesëmarrjes së saj në emisionin “Xing me Ermalin” në rolin e velinës. Përveç kësaj, bukuroshja 25 vjeçare “ka pushtuar” edhe Instagramin, pasi në një kohë jo shumë të gjatë ka tejkaluar shifrën e 700 mijë ndjekësve.

Këtë herë në rrjetin social, modelja bionde ka tërhequr vëmendjen me postimin e fundit në story. Kejvina ka publikuar një foto me një nga reperët më të famshëm ndërkombëtar, marokenin French Montana.Dyshja shfaqet në një klub nate krahë njëri-tjetrit. “S’ka rëndësi sa keq kam dalë,” shkruan ish-velina në postim. Të gjithëve, teksa shohim foton, na vjen në mendje pyetja: “Çfarë e bashkon modelen me reperin?”.

Ndoshta rastësi, ndoshta një bashkëpunim në të ardhmen. Megjithatë duhet theksuar se foto mund të jetë shkrepur gjatë kohës kur Kejvina qëndroi në Los Anxhelos vitin e kaluar.

Kujtojmë se të gjithë do e kishin ëndërr të takonin një herë në jetë French Montanën, i cili është një nga artistët më “in” të momentit, dhe u bë shumë i famshëm me hitin e tij “Unforgetable” dhe bashkëpunimet me emra të tjerë “Big” të muzikës së huaj si Drake, Nicki Minaj etj.