Rina Balaj ndodhet prej ditësh në Greqi atje ku po kalon disa ditë pushimi me të dashurin e saj Sin Boy.

Gjersa po shijon në maksimum Santorinin dhe pamjet e tij të mrekullueshme ajo ka pasur fatin të takojë nga afër një nga aktoret më të njohura në botë.
Bëhet fjalë për Megan Fox, e cila rastisi në të njëjtën kohë në vendin e njëjtë me këngëtaren shqiptare.

Rina e ka treguar vet përmes rrjeteve sociale duke publikuar nga larg një fotografi të yllit hollivudian.
“Të pash Megan Fox, nuk e dinit që isha një fanse”, ka shkruar Rina sipër fotografisë.

Ndryshe së shpejti këngëtarja do të vijë me këngën e re “Mia”, të cilën do ta sjell me videoklip.
