Çfarë e shpëtoi pas divorcit me Brad Pitt? Angelina Jolie flet për periudhën e “errët”…

Angelina Jolie do të rikthehet “fuqishëm” në kinema me një rol kryesor në filmin me titull “Those Who Wish Me Dead”. Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja hollivudiane ka rrëfyer se ky projekt ka qenë si një terapi për të pas një periudhë të vështirë.

“Kam qenë me shumë fat. Është si terapi. Kam marrë role të tilla kur më është dashur të filloj e të lëkundem sërish. Nuk mund t’ju tregoj gjithçka… në fillim ajo ndihet e thyer. Dështoi në provimin e psikikës… të gjithë kemi këto momente në jetën tonë, kur thjesht nuk e dimë se çfarë po ndodh me ne… ndihemi shumë keq. Ishte e rëndësishme për mua që të shikoja nëse mund ta bëja dhe nëse mund të kaloja përmes zjarrit”, ka thënë Angelina teksa ka folur për veten e rolin e saj.

Jolie vazhdon të jetë në një proces shumë të vështirë divorci me ish-bashkëshortin Brad Pitt, por siç duket me filmin e ri ka gjetur “shpëtimin”. /Afterparty.al