Egesta, ish-partnerja e Meriton Mjekiqit, ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë ditët e fundit, në sajë të deklaratave që ka bërë për moderatorin dhe marrëdhënien e tij me djalin e tyre.
Në fakt, Mjekiqi nuk e ka përmendur atë asnjëherë për sa kohë është e reality show-t, por ka përmendur të birin, gjë e cila e ka shtyrë Egestën të reagojë, duke ju kundërvënë edhe mediave. Ndërkohë sot, duket se ajo ka ardhur në Tiranë, ndërsa ka postuar një foto në Instagram nga areoporti i Tiranës.
Duke qenë se Egesta nuk vjen shpesh në Shqipëri, pasi jeton prej vitesh në Zvicër, a është arsyeja e ardhjes së saj një ballafaqim i mundëshëm me Meritonin në “Big Brother”, ose një tjetër surprizë?
Apo ardhja e saj është thjesht rastësi dhe ne po “tërhiqemi” nga potenciali për drama? Kjo mbetet për t’u parë mbrëmjen e sotme!