Çështje ish-esh! Jennifer Garner ka një mendim për marrëdhënien e JLO me Ben Affeck

Kohët e fundit është përfolur për një ribashkim të Jennifer Lopez me ish-in e saj Ben Affleck, pas ndarjes nga Alex Rodriguez. Sipas “Page Six” aktori është parë të paktën tre herë në shtëpinë e saj, që kur mori fund fejesa me A-Rod.

Por, ç’mendon ish-i tjetër i Ben Affleck, Jennifer Garner për marrëdhënien ende në pikëpyetje të tij dhe JLO? Në fakt, ajo uron më të mirën për ish-partnerin e saj dhe s’e ka aspak problem që ata të shoqërohen bashkë.

“Ajo dëshiron çfarë është më e mira për të. Ajo që ka rëndësi është se Ben është një baba i mrekullueshëm dhe ata janë fantastikë kur bëhet fjalë për bashkë-prindërimin. Për të dy, përparësia kryesore është lumturia e fëmijëve.”- tha një burim për “ET”. Megjithatë sipas “Entertainment Tonight” mes Ben dhe Jennifer nuk ka asgjë më shumë se miqësi! / Afterparty.al