Dëshira e Kim Kardashianit për t’iu bashkuar festimeve zyrtare të Jubileut Platinum në Britaninë e Madhe nuk ka mundur të kthehet në realitet.
Pavarësisht përpjekjeve të saj për të qenë pjesëmarrëse, bëhet me dije se zyrtarët në Pallatin e Buckinghamit i kanë refuzuar asaj kërkesën, shkruan DailyMail.
Kim duket aq e vendosur për të marrë pjesë, sa DailyMail zbulon se ajo po përpiqet të blejë bileta me mjete të tjera – madje ka thënë se nuk e shqetëson fakti nëse biletat nuk janë ‘VIP’.