Celuliti, armiku i shumë grave: simptomat, trajtimet dhe si mund ta reduktoni

Celuliti është një shqetësim estetik shumë i zakonshëm që prek kryesisht gratë dhe shfaqet më së shumti në zona si kofshët, vithet dhe barku. Ai krijon atë pamjen e njohur të lëkurës si “lëvozhgë portokalli”, për shkak të mënyrës se si yndyra shtyn indet nën lëkurë.

Shfaqja e celulitit lidhet me disa faktorë si genetika, ndryshimet hormonale, mungesa e aktivitetit fizik, dieta jo e balancuar dhe qarkullimi i dobët i gjakut. Edhe pse nuk konsiderohet problem shëndetësor, për shumë persona mbetet një shqetësim estetik.

Për ta reduktuar, specialistët rekomandojnë një kombinim metodash: ushqim të shëndetshëm, hidratim të mirë, aktivitet fizik të rregullt dhe trajtime estetike specifike si masazhet limfatike, radiofrekuenca apo terapi të tjera jo-invazive.

Ekspertët theksojnë se nuk ekziston një “zgjidhje magjike”, por kujdesi i vazhdueshëm dhe një stil jetese i shëndetshëm mund të bëjnë diferencë të dukshme në pamjen e lëkurës.