Eurosong 2021 pa të ndizej skena nga grupi shumë i talentuar dhe karizmatik Maneskin të cilët rrëmbyen zemrat e publiku dhe trofeun e fetivalit europian duke e çuar atë në Itali.
Por duket se edhe pse prisnim që kompeticioni i Eurosong 2022 tanimë të mbahej në Romë, kjo gjë nuk do të jetë e mundur.

Motivi është se Roma nuk ka ambjentet e duhura për të realizuar një festival të tillë dhe për këtë arsye në listë janë 5 qytete të tjera si Milano, Bologna, Pesaro, Rimini dhe Torino.
Sipas disa burimeve për mediat italiane, autoritetet lokale në Romë kishin propozuar Pallatin e Sportit si vendin ku mund të organizohej Eurosong 2022, por teknikët e EBU që merren me organizimin e eventit e kanë refuzuar duke thënë se nuk përmbush disa nga kushtet e nevojshme.
Më pas, bashkia ka propozuar disa vende alternative mes të cilave dhe Cinecitta apo Panairin e ri të Romës, por asnjë prej tyre nuk është konsideruar e përshtatshme.

Neve na lind pyetja, po nëse do fitonte Shqipëria, ku do realizohej përsa Italia nuk mundet me Romën?!
