Bye JLo! Bye Kanye! Vëmendjen e të gjithëve sapo e mori romanca e re mes Kim Kardashian dhe Alex Rodriguez!

Të gjithëve u erdhi papritur ky lajm!

Së fundmi emrat e Alex dhe Kim po lakohen në mediat e huaja për një romancë mes tyre. Thuhet se Kris Jenner e ka shtyrë yllin e “Keeping Up With The Kardashians” për të dalë me ish-yllin e MLB. Kris, beson se Kim dhe Alex mund të jenë “çifti i ri i artë i Amerikës”.

‘Kim nuk është tipi i Alex, por Alex do të dëshironte të gjente një partnere të famshme për të rivalizuar Jennifer dhe Ben. Kim është gjithashtu më e re se Jen, dhe ai është vërtet i impresionuar me gjithë rrugëtimin e saj në fushën ligjore. Kim po studion për drejtësi dhe ka bërë fushatë për reformën në burg. Ata kanë komunikuar shumë. Është ende herët, por të dy duken perfekt për njëri-tjetrin dhe Kris me të vërtetë po e inkurajon Kim t’i japë Alex një shans. Ajo mendon se ata mund të bëhen çifti i ri i artë i Amerikës’, tha një burim për revistën “Heat”.