Butrint Imeri shqetëson fansat! Poston nga spitali krah njeriut më të shtrenjtë të tij

Butrint Imeri ka ndarë një fotografi që ka shqetësuar ndjekësit e shumtë të tij.

Këngëtari i njohur publikoi një fotografi nga spitali, ku siç duket është e shtruar nëna e tij.

Në postim shihet Butrinti duket duke i mbajtur dorën nënës së tij.

Nuk dihet çfarë problem ka pasur nëna e këngëtarit, por ai i ka qëndruar pranë në këto momente të vështira që shpresojmë të jenë kaluese.

Këngëtari ndërkohë ka paralajmëruar se gjatë muajit dhjetor do të vijë me një projekt të ri muzikor.