Bukë me vete në Maldive? Moderatorja e njohur flet për FOTON nudo që la të gjithë me gojë hapur

Lei Kraja, e ftuar sot në emisionin “Ftesë në 5″ me Bieta Sulon, foli më shumë për pushimet e saj në Maldive.

Moderatorja sportive komentoi foton topless mbuluar me gjethet e palmës, që i la të gjithë me gojë hapur në Instagram, e jo vetëm.

Prezantuesja bukuroshe sqaroi se nuk ishte nudo, por mbante veshur rroba banjo.

Ndërkohë, e vënë përballë disa situatave mes pushimeve në Maldive dhe Velipojë, Lei nuk i kurseu disa përgjigje të sinqerta dhe plot batuta.

E pyetur nëse do të kishte më pak komplekse për të marre bukë me vete gjatë pushimeve në Maldive ose Velipojë, ajo tha se e ka më të lehtë në destinacionin shqiptar.

”Në Maldives ishte tmerrësisht shumë vapë, dielli të digjte, hije nuk kishte. Atje nuk kishte mundësi të haja kështu që do të zgjedh Velipojën. Aty kam hije, kam fresk, nuk do plasja vape,” përfundoi Lei. /Afterparty.al