Brad Pitti dhe Ines De Ramoni nuk u fshihen më kamerave, konfirmojnë romancën e tyre (FOTO)

Brad Pitti dhe Ines De Ramoni bënë paraqitjen e tyre të parë zyrtare publike në Çmimin e Madh të Britanisë të dielën. Paparacët që ishin në vendngjarje fotografuan çiftin për herë të parë së bashku.

Kjo është gjithashtu hera e parë që publikohen foto zyrtare të yllit të Hollywood me partneren e tij.  Brad Pitt shihet i veshur në nuancat e së bardhës, me një xhaketë të verdhë, ndërsa Ines de Ramon ka veshur një fustan blu të hapur dhe syze dielli.