Bora Zemani ia bëri “Bye Bye” pasi mbajti krahun e Donaldit, tani Elgit Doda merr “hak” kështu!

Në prag të nisjes të Vitit të Ri dhe në ditën e fundit të 2021, Bora Zemani vendosi t’ju thotë “BYE BYE” disa personave që ndonëse në të shkuarën jeta ka dashur t’i kishte mjaft pranë.

Me një kërkim në llogarinë e saj në Instagram do të shikoni se moderatorja e njohur ka fshirë nga rrjetet sociale Romeon, Elgitin, Beatrixën dhe Donaldin.

Elgiti e ka bërë shumë të qartë se anën e kujt mban dhe Bora e ka hequr nga lista e ndjekësve këngëtarin.

Kështu që edhe ai bëri të njëjten gjë me moderatoren pas veprimit të saj.

Kujtojmë se Elgit Doda është producenti i këngës që u bë virale dhe ishte dedikim ndaj moderatores Bora Zemani nga ish-partneri i saj Donald Veshaj./afterparty.al/