Blogerja e njohur shqiptare Vjosa Muriqi ka ndarë lajmin e ëmbël me ndjekësit e saj në Instagram se është bërë nënë. Nëpërmjet fotove, ku duket teksa mban në krahë fëmijën e porsalindur, Vjosa ka zbuluar se është bërë nënë për herë të tretë.

“Mirë se vjen anëtari i ri i familjes! Më daten 21.06.2021 u shtua familja jonë më një engjëll të tretë♥️ Mirë se erdhe shpirti jonë. Te duam perjetesisht”, ka shkruar ajo krahas fotove.
View this post on Instagram
Vjosa është nëna e dy vogëlusheve që quhen Dea dhe Parajsa, të cilat i ka bërë shumë të njohura nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
