Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, protesta kundër rritjes së çmimeve

Qytetarët e Durrësit kanë bllokuar autostradën Durrës-Tiranë në të dyja krahët e saj, duke protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Protestuesit janë zhvendosur nga ura e Dajlanit për në autostradë dhe kanë bllokuar të gjithë qarkullimin.

Ata protestojnë kundër çmimit të lartë të karburantit dhe çmimeve të produkteve të shportës.

Qarkullimi në autostradë për momentin është i bllokuar.

Protesta kundër rritjes së çmimeve po zhvillohen në Tiranë dhe në disa qytete të tjera.