Prej ditësh Ledjana është përfshirë në një zënkë virtuale me Melisën duke e akuzuar njëra-tjetrën.
Sipas Ledjanës akuzat ndaj saj kanë bërë që ajo të lërë programin, gjë të cilën e lajmëroj ditën e djeshme përmes rrjeteve sociale me një paralajmërim të fortë ku në fund tha: “Betohem në Zot se do ta paguajnë shtrenjtë”, shoqëruar me një foto krah Mevlanit.

Nisur nga kjo, Bora ka pyetur Mevlanin sot në program dhe ai është shprehur tepër i zhgënjyer:
“Kam komunikuar me Ledjanën vetëm me mesazhe. Thotë që është mërzitur, do kohë. Nuk e di me çfarë është mërzitur, ndoshta i janë grumbulluar të gjitha ngjarjet një nga një. Nuk e di për çfarë është mërzitur realisht. Unë kam qenë shumë i afruar me Ledjanën, i kam ndenjur shumë afër. Nuk e kam dashur kurrë këtë përfundim kaq të hidhur. Nuk dua ta quajë përfundim, por realiteti flet vetë, unë jam në studio, ajo nuk është. Unë për asnjë moment nuk kam luajtur me ndjenjat e Ledjanës dhe nuk e kam hedhur poshtë që ta meritoj këtë gjë. Nëse do ishte e sinqertë nga ana e Ledjanës, ajo duhej të ishte sot në studio që mos t’i lëmë gjërat varur, pezull. Dhe nëse do ishte dikush në vendin tim, do mendonte se ka diçka në këtë mes. Do ishte më mirë nga ana e saj të tregonte sinqeritet, nëse ka diçka”, u shpreh Mevlani i zhgënjyer.
