Bëri vaksinën e COVID-19, Era Istrefi HABIT me postimin HOT, tregon gjendjen shëndetësore

Ylli shqiptar Era Istrefi lajmëroi ditën e djeshme se u vaksinua kundër COVID-19. Ajo postoi në rrjete sociale një video duke treguar këtë gjë.


Këtë të enjte, këngëtarja ka treguar gjendjen shëndetësore pas vaksinimit. Me anë të një postimi mjaft HOT, vlen të thuhet?, në Instagram, Era ka treguar se deri më tani nuk i është shfaqur asnjë simptomë dhe se ka marrë vaksinën Pfizer.

“Ndihem normale pas vaksinës së covid. Për ata që pyesin, ishte Pfizer. Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan Istrefi.