Bënë xhiron e rrjetit duke vozitur 230km/h, vozitësit e ‘’çmendur’’ marrin kritika të ashpëra nga reperi shqiptar, u del në mbrojtje Leonora Jakupi

Një video ku dy emigrantë nga Kosova i ikën radarit të policisë shqiptare duke lëvizur me shpejtësi ektreme prej 230km/h bëri xhiron e rrjetit.

Kosovarët u ndaluan më pas duke u dënuar me 2300 euro për thyerjen e rregullave ndërsa kjo ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Këtyre debateve i janë bashkuar edhe emra të njohur të skenës muzikore shqiptare.

I pari ka qenë Genc Prelvukaj që ka reaguar ashpër së pari kundër dënimit të ulët e më pas duke kërkuar kontrollën e tyre mjekësore për të parë nëse janë normal.

Këta duhet fillimisht të dërgohen në kontroll mjekësore pastaj nëse rezultojnë normal të hapet proces gjyqësor dhe të zbatohen dënimet maksimale. Dy mije e treqind janë shumë pak. I japin makinës (të cilat i paskan marrë me rent) 230km në orë, në rrugë të kufizuara në 80 km. Shpërfillin policinë e Shqipërisë duke ikur dhe mos ndaluar. Rrezikojnë për vdekje njerëz tjerë”, është shprehur ai.

Ironia është që shoferët ishin shqiptarë të Kosovës, rreth të dyzetave, me banim të përhershëm në Zvicër, të cilët i nënshtrohen me perpikmeri rregullave atje. Rruga e tyre për të ardhur bie nga Serbia ose Mali i Zi. Të provojnë t’i japin makinës atje në këtë mënyrë dhe të ikin nga kontrolli i policisë! Turp i madh. Nderojnë rregullat e shteteve të huaja, ndër ta edhe të shteteve me armiqësi ndaj nesh dhe poshtërojnë uniformën e Shqipërisë dhe Kosovës, shtete prej nga janë me origjinë. Plus rrezikojnë fëmijët, gratë e burrat e gjakut të tyre”, thotë Prelvukaj.

Por është dikush që u doli në mbrotje duke kërkuar të mos sulmohen kaq shumë mërgimtarët.

Leonora Jakupi ka thënë që t’i lëmë të qetë sepse secili do të paguajë vet për gabimin e tyre.

Cka keni more me tan keto sulme per mergaten tone? Jo po garojne me vetura, jo po parkohen keq spo i respektojne rregullat ne komunikacion etj etj A mos jemi na ma mire se ata? Apo keni harru qe jemi brum i njejt? Leni njerezit le te kenaqen ne vendin e vet, teke fundit secili paguan per gabimin e vet! Gezuar Diasporë”, shkruan Leonora në reagimin e saj.