Shkëmbyen puthjen e parë në buzë gjatë edicionit të dytë të ‘’Për’puthen’’.
Atdheu dhe Ana dhanë puthjen ‘’lamtumirëse’’ në natën kur ish-konkurrentja u largua nga programi.
Megjithëse Atdheu vazhdoi tutje duke krijuar një lidhje me Sarën me të cilën doli edhe i ‘’përputhur’’ ai ka vazhduar të ketë miqëse dhe kontaktet me Anën.
Se afërsia mes tyre nuk mungon e vërtetoi edhe me praninë e tij në ditëlindjen e saj.

Por ajo që habiti të gjithë ishin fjalët e ëmbla që djaloshi nga Gjakova kishte zgjedhur për Anën.
“Edhe 100 të tjera të lumtura. Nuk mjaftojnë fjalët të flas për ty. Njeri që përballon çdo sfidë në jetë. Jam shumë i lumtur që të kam njohur”, shkruan ai teksa ka ndarë një foto të vjetër me të në InstaStory.

Më pas ai ka publikuar edhe një imazh nga “Për’puthen Prime” ku shfaqet pranë saj me përshkrimin: “Ti plotësoft zoti të gjitha dëshirat në jetë”.

Atdheu mori vëmendje pak orë më parë edhe me një live me Sarën, gjë që u mor si konfirmim i rikthimit të tyre bashkë./afterparty.al
