“Bëmë mama të të ngjaj”/ Vajza e Angelina dhe Brad, një kopje e nënës së saj (FOTO)

Shiloh Nouvel Jolie, vajza 19-vjeçare e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ka bërë debutimin e saj në një videoklip muzikor. Aty shihet qartazi që ajo dhe e ëma ngjajnë si dy pika uji.

Shiloh shfaqet në një klip 26-sekondësh nga videoklipi “What’s a Girl to Do” i këngëtarit Dayoung, i cili pritet të publikohet i plotë së shpejti.

Në video, ajo paraqitet si balerinë, e veshur me një bluzë të kuqe, me aksesorë të spikatur si unaza të mëdha dhe një vath ari në buzë, ndërsa flokët i ka të lidhura në gërsheta.

Ky është një tjetër hap në rrugëtimin artistik të saj, ndërsa kujtohet se në vitin 2024 ajo vendosi ligjërisht të heqë mbiemrin “Pitt” dhe tashmë përdor emrin Shiloh Nouvel Jolie.