Një bashkim forcash mes artistëve që pritet të pushtojë tregun muzikor është ai mes Getoar Selimit, Majkut dhe Ermal Fejzullahut.
Lajmin e ka bërë të ditur Ermali, i cili ka zbuluar se projekti është i realizuar edhe me videoklip, xhirimet e të cilit kanë përfunduar dhe pritet së shpejti të publikohet edhe për publikun.

Artistët e mbajtën fjalën dhe kënga do të publikohet brenda pak ditësh. Të tre këngëtarët kanë postuar në adresat e tyre në Instagram datën 12 maj, që me siguri bëhet fjalë për bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre. Detaje të tjera nga kënga nuk dihen, por me siguri do të jetë hit i kësaj vere.

Duke ditur famën dhe suksesin që gëzojnë të tre artistët kënga pritet padyshim të jetë një nga hitet e kësaj vere. Ndryshe Ermali dhe Geti kanë bashkëpunuar edhe më parë.
Në vitin 2003 sollën bashkë këngën “Vesa” ndërsa në 2010 erdhen me “I kom”.
Sa i përket reperit Majk kjo është hera e parë që bashkojnë forcat me Ermalin, i cili paralajmëroj disa projekte të reja brenda pak muajve.
