Një moment interesant është kapur mes Presidentit të Turqisë, Recep Tayp Erdogan dhe Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, gjatë Samitit të NATO’s që po mbahet në Madrid të Spanjës.
Erdogan shihet derisa shkon te ulësja e Johnsonit dhe ia vendos dorën në krah. Në atë moment, kryeministri britanik kthehet si me habi dhe pasi e sheh Erdoganin ngritet menjëherë në këmbë, ia hjek dorën nga krahu dhe pastaj shtrëngon duart me të.