Bëhet viral momenti kur Antonella sheh “tinëz” telefonin e Messit

Një reagim i bashkëshortes së Lionel Messit ka bërë xhiron në internet.

Gjatë ndeshjes së Inter Miamit kundër Puebla-s në kuadër të Kupës së Ligave, disa tifozë vunë re shikimin e Antonella Roccuzzos, teksa Messi qëndronte në telefonin e tij.

Ajo siç duket po e përgjonte me vëmendje bashkëshortin e tij dhe në fytyrën e saj kishte shprehje kurioziteti.

Reagimi i Antonella-s, që u kap nga kamerat u bë viral në rrjetet sociale.