Bebe Rexha nuk e fsheh më, publikon video intime me të dashurin!

Bebe Rexha, prej gati një viti është në një lidhje dashurie me producentin, Keyan Safyari.
Edhe pse ka vendosur që ta bëjë publike romancën e saj, këngëtarja shqiptare nuk ka preferuar që të postojë shumë foto e video me partnerin në rrjetet sociale.

Por së fundmi, ajo ka thyer rregullat!

Bebe ka ndarë me ndjekësit një video në “Instastory” ku shfaqen duke puthjur 38 vjeçarin.

“Puthje të vogla,” shkruan ylli i “I’m a Mess” në postim.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Bebe ka treguar se Keyan është shumë i dashur dhe mbi të gjithë mirëkuptues.