BE “kërcënon” me mbylljen e Tik Tok: Krijon varësi njëlloj si cigarja

BE ka njoftuar se do të ndalojë shërbimin e Tik-Tok në Evropë, TikTok Lite, me arsyetimin se ai “mund të jetë po aq i varur sa cigaret” përveç nëse kompania ofron “prova të palëkundshme” për të mbrojtur fëmijët.

Nëse ndalimi vazhdon, siç vëren Guardian, do të jetë hera e parë që BE do të përdorë fuqi për të sanksionuar kompanitë e mediave sociale sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA).

TikTok Lite u ofron përdoruesve “çmime” si kuponat e Amazon, çertifikatat e dhuratave PayPal ose monedhën TikTok Coins. Lojtarët fitojnë pikë përmes “detyrave”, të cilat përfshijnë shikimin e videove, pëlqimin e përmbajtjes, ndjekjen e krijuesve ose ftimin e miqve për t’u bashkuar.

Komisioni Evropian madje i dha afat TikTok-ut deri të mërkurën “për të paraqitur argumente në mbrojtjen e tij, të cilat Komisioni do t’i vlerësojë me kujdes” përpara se të marrë një vendim përfundimtar. Dështimi për t’iu përgjigjur një kërkese të Komisionit për informacion mund të rezultojë në gjoba deri në 1% të xhiros globale vjetore të një kompanie.

Komisioneri i politikave dixhitale Thierry Breton tha në një deklaratë se platforma kineze “dështoi të demonstrojë” se TikTok Lite është në përputhje me detyrimet e saj sipas ligjit. Për më tepër, ai e përshkroi shërbimin si toksik . Breton theksoi gjithashtu se aplikacioni u lançua në Francë dhe Spanjë në prill, pavarësisht faktit se një hetim për çështje të tjera rreth TikTok kishte vazhduar që nga shkurti.

Edhe pse aplikacioni kryesor i TikTok u ofron përdoruesve ” argëtim dhe ndjenjën e lidhjes “, Breton tha se ai “po ashtu vjen me rreziqe të konsiderueshme për fëmijët tanë: varësi, ankth, depresion, çrregullime të të ngrënit, vëmendje të ulët”.

Nga ana e tij, një zëdhënës i TikTok tha se shpërblimet TikTok Lite nuk janë të disponueshme për njerëzit nën 18 vjeç dhe se ka një kufi ditor për shikimin e videos. Kujtohet se gjatë fundjavës kongresmenët amerikanë miratuan një projektligj që mund të ndalojë aplikimin e TikTok , nëse kompania pronare ByteDance nuk shet aksionet e saj në kompaninë amerikane. TikTok tha të hënën se do të luftojë çdo ndalim ose shitje të detyruar në gjykatë.