Barcelona afër arritjes së marrëveshjes marramendëse: 300 milionë euro!

300 milionë euro, Barcelona afër arritjes së marrëveshjes
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona dhe Spotify janë në fazat finale të nënshkrimit të marrëveshjes së sponsorizimit për sezonet e ardhshme.

Është folur shumë për marrëveshjen e mundshme në muajt e fundit dhe drejtuesit e Spotify janë pritur nga klubi në fillimin e muajit shkurt, kur Barça ka mundur Atletico Madrid 4-2 në Camp Nou.

Stadiumi është një nga pikat kyçe të marrëveshjes. Edhe pse është rënë dakord se Spotify do të zëvendësojë Rakuten si sponsori kryesor i uniformave të stërvitjes dhe ato të ndeshjeve, palët po negociojnë akoma për të caktuar nëse Spotify do të vendoset para apo mbrapa emrit Camp Nou në marrëveshjen për të drejttat e emrit të stadiumit.

Marrëveshja do të zgjasë katër vite dhe burime afër klubit kanë thënë se mund të zyrtarizohet në javët e ardhshme. Presidenti Joan Laporta synon të rrisë sa më shpejt të ardhurat e klubit në mënyrë që të nisë rindërtimin e ekipit në verë.

Katalanasit pritet të fitojnë rreth 300 milionë euro nga kjo marrëveshje.