Balluket, trendi që ka pushtuar këngëtaret shqiptare

Pas një viti të gjatë pauze përshkak të pandemisë artistët shqiptarë kanë “shpërthyer” me projekte të reja e paraqitje të kuruara deri në detaje.

Shumë nga këngëtaret femra krahas këngëve u kujdesën të vijnë sa më stylish, unike dhe tërheqëse.

Ajo që shohim këtë verë është trendi i ballukeve që ka “pushtuar” femrat e skenës shqiptare.

Me balluke në vidoeklipin e ri erdhi Luana Vjollca.

Në videoklipin e këngës “1 mijë vjet”, bukuroshja erdhi në një skenë bjonde e në tjetrën brune por në të dyja me balluke.

Me balluke të prera në videoklipin e ri erdhi edhe Xhensila Myrtezaj.

Këngëtarja solli këngën “Prit pak” në bashkëpunim me Lumi B

Ndonëse po i rri besnike flokëve të bardha, Engjellusha Salihu ka provuar të bëj një ndryshim në pamjen e saj.

Këngëtarja ka prerë balluket javë më parë dhe fytyra e saj mori pamje tjetër, pasi kështu nuk jemi mësuar ta shohim ndonjëherë.

Me balluke e flokë të gjata në klipin e fundit të saj deri më tani, doli edhe Kida. Veç se, kësaj radhe, këngëtarja ishte me flokë të bardha e jo të zeza siç jemi mësuar ta shohim.

Trendit të ballukeve nuk i ka shpëtuar as Semi Jaupaj.
Me këtë stil të flokëve këngëtarja u shfaq në festivalin “Kënga Magjike”.