Baleti Kombëtar i Kosovës e shënon 50 vjetorin e themelimit

Baleti Kombëtar i Kosovës sonte po e shënon 50 vjetorin e themelimit.

Në sallën “1 Tetori” në kryeqytetin kosovar janë mbledhur një numër i madh i njerëzve të cilët janë duke e ndjekur këtë manifestim i cili shoqërohet me shfaqje të balerinëve.

Njëri nga themeluesit e Baletit Kombëtar, Marsel Çollakaj, ka treguar për Klan Kosovën vështirësitë me të cilët janë ballafaquar në fillim.

“Kanë qenë kohë me të vërtetë të vështira, sepse ka qenë një balet i panjohur i mazhorancës së popullit të Kosovës – atëherë kemi qenë të shtypur nga nacionalizmi dhe komunistët”, ka thënë Çollakaj.

Me historinë kulturore të Kosovës në vitin 1972 u formuan dy trupa të suksesshme baleti. Gjatë kësaj periudhe, Baleti i Kosovës ka punuar me shumë artistë të ftuar nga e gjithë bota.