Selvije Jao ka publikuar një InstaStory ku shfaq një video të Shpatit, e shoqëruar me fjalë prekëse.
Në mesazhin e saj, Selvija shpreh hapur mungesën e madhe që ndjen, duke thënë se zemra po i “plas” nga dhimbja.
Ajo gjithashtu tregon se festa e Bajramit këtë vit do ta gjejë vetëm me djalin e tyre të vogël, Roelin, pa praninë e Shpatit, një realitet që e bën edhe më të rëndë këtë periudhë për të.
“M’plasi kjo zemër nga mungesa jote o jetë, sa të vetëm na ke lënë bashkë me Roelin e nuk e di si do vijë festa e Bajramit pa praninë tënde”, ka shkruar ajo.

