“Babi më goditi me shpullë kur i thashë për bashkëpunimin me Noizyn”/ Këngëtarja e famshme tregon historinë e sikletshme

Baby G ka treguar në Ferma Vip një nga momentet më të sikletshme për të.

Këngëtarja tha se kur i ka treguar të atit që do të bashkëpunonte me reperin Noizy, ai e ka qëlluar me shuplakë.

Baby G tha se kjo ishte hera e parë në jetë që ai bënte këtë veprim ndaj saj.

Pjesë nga biseda:

Baby G: E mbaj mend kur i kam treguar babit se Noizy më ka shkruajtur për të kërcyer në klipin e tij. Babi më ka gjuajtur me shpullë për herë të parë dhe të fundit.

Gloria: Mua babi nuk më gjuajtur kurrë, por mami më ka mbytur, kthehej në shtëpi dhe “John Cena”.