Lutfi Haziri ka komentuar lidhjen e vajzës së tij, Lotinës me reperin nga Ferizaj, Mozzik.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se është takuar me të dhe se janë të gëzuar.
Në një intervistë, ai thekson se në familje dhëndri bëhet sikur fëmija i dytë.
“E kam takuar, na ka gëzuar, na ka gëzuar edhe ai. Ndryshe është perceptimi nga jashtë. Ne nuk kemi paragjykim”, u shpreh Haziri.
Ai shtoi: “Na ka hy një reper tani. Po shkon duke u rritur familja. Ata që i kanë tre vajza, bëhen edhe tre djem. Dhëndri në familje bëhet si fëmija e dytë. Por edhe ata që kanë djem në shtëpi, bëjnë vajza. Në kushte normale, duhet me u bë anëtar i familjes dhe bëhet anëtar i familjes”.
