Azet publikon fotot krah Dua Lipës, çmendet rrjeti pas deklaratës së tij për artisten

Azet, ka bërë lëmsh rrjetin me deklaratën e fundit për Dua Lipën.

Teksa publikoi një foto-album me yllin me famë botërore Dua Lipën, krahas fotove ai shkruan se “është i zënë”, duke e shoqëruar me dy emoji: një emoji zemër të kuqe, dhe një emoji dryn i mbyllur i cili përdoret kryesisht për çiftet.

Nga ana tjetër miku i tij Zuna shkruan në seksionin e komenteve: “Vetëm më e mira për ju”.

Ndjekësit e tij kanë shpëthyer me pyetje dhe aludime për dyshen e artistëve të nohur.