Aurela Hoxha zbulon për herë të parë portretin e të birit dhe na shkriu zemrat me pamjen e ëmbël!

Aurela Hoxha ka disa muaj që ka provuar ndjenjën e të qenit nënë por pubike e bëri vetëm para disa ditësh.

Megjithëse mediat shkruanin për ardhjen në jetë të bebit modelja nuk ka reaguar deri para pak ditësh kur publikoi një foto me të birin në krah por duke mos i zbuluar portretin.

Përveç disa fotove si konfirmim Aurela nuk ka zbuluar detaje të tjera madje edhe emri u zbulua nga miqtë e saj.

Sakaq, së fundmi Aurela ka ndarë një foto të të voglit duke zbuluar për herë portretin e tij, ndonëse jo të plotë.

Ajo ka postuar në Instastory foton e wallpaperit të telefonit të saj ku shihet Alaron. Foton e ka shoqëruar me disa emoji si për të treguar se i është falenderuese Zotit. I vogli i ka të mbuluar sytë me një shami të bardhë, megjithatë kjo foto na fali shumë ëmbëlsi.