Atdheu më romantik se kurrë, surprizon Sarën në sy të të gjithëve!

Raporti i Sara Malaj dhe Atdhe Xharavinës ka qenë në pikpyetje kohët e fundit, pasi dyshja tha se nuk ishin çift por thjesht ishin në fazën e njohjes, megjithëse në postimet e fundit në rrjete sociale shfaqeshin vetëm krahë njëri-tjetrit.

Por duket se duket se gjesti i fundit i Atdheut ka qartësuar çdo gjë mbi marrëdhënien e ish-konkurrentëve.

Në festën e djeshme të “Për’puthen”, si rrallë herë, ai ka surprizuar bukuroshen bionde në sy të të gjithëve.

Atdheu i ka dhuruar Sarës një buqetë shumë të madhe me trëndafila të kuq ku në fund shkruhej emri i saj.

Ka qenë kjo e fundit ajo që ka ndarë një foto të dhuratës në InstaStory ku ka etiketuar dhe Atdheun. Pra duket se gjërat mes çiftit janë në rrugën e duhur! /Afterparty.al