Alban Rexhepi, ish-futbollisti i Laçit në Superiore dhe Burrelit në Kategorinë e Parë, ka pësuar një atak kardiak në zemër.
Ngjarja ka ndodhur në fushën e blertë, gjatë ndeshjes së Vllaznisë së Pozheranit dhe Flamurtarit të Prishtinës.

Bëhet me dije nga mediat se sulmuesi anësor ka marrë menjëherë ndihmën e parë nga mjekët në fushë dhe në QKUK është konfirmuare se ai kishte një atak në zemër.
Rexhepi ka bërë edhe një ndërhyrje menjëherë, ndërkohë që ka marrë mesazhe të shumta nga klubet ku ka luajtur.
Mësohet se në spital futbollistin 26-vjeçar e ka vizituar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili është shprehur i gatshëm ta ndihmojë futbollistin për të kaluar këtë moment të vështirë.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë (pa ndërhyrje) nga Vllaznia e Pozheranit:
Sqarim,
Sot në ndeshjen në mes të KF Vllaznia Pozheran dhe KF Flamurtari,Sulmuesi i krahut i klubit tonë Alban Rexhepi kishte një shqetsim me shëndet gjat zhvillimit të pjesëlojes së dytë,
Pas vizites ne QKUK,u konstatua që kishte një arrest kardiak,
Mjekët në qendrën klinike univerzitare intervenuan dhe vendosën një stendë.
Albani,tani eshte ne gjendje stabile,dhe ka filluar të e merr vetën,
Një faliminderim të veqant për intervenimin e shpejtë dhe të suksesshëm nga mjekët tanë.
Albanit shërim të shpejtë!
KF Vllaznia/Pozheran
